Pse Evropa po e humb luftën ndaj trafikut të drogës
Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm gjatë 50 viteve të fundit, dhe aktualisht gjeneron 1/5 e të gjitha të ardhurave nga krimi i organizuar në mbarë botën. Kjo tregti e paligjshme i ka vendosur shumë nën presion institucionet qeveritare dhe ka ndryshuar kuadrin e marrëdhënieve ekonomike duke prishur rutinën e rregullt të shoqërisë.
Ndërsa kompleksiteti teknik dhe organizativ i metodave të trafikut të drogës është duke evoluar vazhdimisht, gjëja e vetme që nuk ndryshon kurrë është rritja e përfitimit të këtij biznesi të paligjshëm.
Për shkak të paqëndrueshmërisë në rajonet fqinje të Evropës, lufta në Ukrainë ka zgjeruar aktivitetet e lidhura me drogën. Aktualisht sasia e drogës që hyn në kontinent ka rritur deri në pikën ku Evropa do të bëhet një qendër kryesore për prodhimin dhe trafikimin e kokainës por edhe drogave të tjera.
Agjencitë e Bashkimit Evropian po i kushtojnë vëmendje këtij problemi. Në një raport të publikuar në majin e vitit 2022, ato paralajmëruan se Evropa po shndërrohen në një qendër kryesore për prodhimin dhe eksportimin e drogës, veçanërisht kokainës, në mbarë botën. Sipas raportit të përbashkët të Europol dhe EMCDDA, prodhimi, furnizimi dhe eksporti i metamfetaminës në vendet e tjera është rritur ndjeshëm, dhe tregu i saj në Evropë është bërë një kërcënim në rritje. Me miliona përdorues dhe me një vlerë tregu prej 11.1 miliardë dollarësh në vitin 2020, kokaina është aktualisht droga e dytë më e përdorur në Bashkimin Evropian pas hashashit.
Sipas agjencive të Bashkimit Evropian, problemi i kokainës në Evropë po përkeqësohet, nga rritja e prodhimit në Amerikën e Jugut dhe rëndësia në rritje e Evropës si një destinacion dhe rajon tranziti për kokainën që shkon në Lindjen e Mesme dhe Azi.
Më shumë se 214 ton kokainë u kapën në Evropë në vitin 2020, ku Belgjika, Holanda dhe Spanja përbëjnë rreth 75 për qind të këtij totali. Të dhënat e mbledhura nga agjencitë e BE-së tregojnë se këto 3 vende janë gjithashtu përgjegjëse për rritjen e përpunimit të kokainës në Evropë.
Agjencitë evropiane kanë zbuluar se disponueshmëria e metamfetaminës është rritur, dhe se përdorimi i saj po përhapet gradualisht në një numër vendesh evropiane. Laboratorët e metamfetaminës të zbuluara në Belgjikë dhe Holandë që nga viti 2019 janë të jashtëzakonshme për sa i përket vëllimit të prodhimit dhe kompleksitetit të shpërndarjes, sepse prodhuesit evropianë të drogës sintetike bashkëpunuan me organizata kriminale meksikane për të krijuar metoda të reja prodhimi si dhe për të përfituar nga infrastruktura e rajonit.
Statistikat tregojnë se midis viteve 2010-2020, numri i konfiskimeve të metamfetaminës në BE u dyfishua, nga 3000 në 6200, ndërsa sasitë e kapura u rritën me 477 për qind, pra 2.2 ton në vitin 2020.
Përveç qendrave të tjera të prodhimit si Nigeria dhe Meksika, Evropa shërben si destinacionpërfundimtar dhe si zonë tranziti për këtë ilaç përpara se të dërgohet në Azi dhe Paqësor.
Nga ana tjetër, është e rëndësishme të theksohet se industria në rritje e metamfetaminës në Afganistan paraqet një rrezik të ri për Evropën.
Sipas Catherine de Boule, drejtoreshë ekzekutive e Europolit, trafiku i drogës përbën pjesën më të madhe të krimit të rëndë dhe të organizuar në Bashkimin Evropian, dhe gati 40 për qind e rrjeteve kriminale ndërkombëtare aktive të raportuara në Europol janë të përfshira në trafikun e drogës.
