Osmani takohet me Blinkenin dhe Cholletin bisedojnë dhe për marrëveshjen e Ohrit
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut, Bujar Osmani, është takuar në margjinat e Takimit Ministror të NATO-s, në Bruksel, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas Osmanit ai me zyrtarët DASH-it ka biseduar për “bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualiteti rajonal, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend, në fokus të bisedimeve”.
Mw tutje kryediplomati maqedonas ka thënë se SHBA-ja është duke e mbështetur Maqedoninë veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“SHBA me mbështetje të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si qëllim strategjik dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi”, ka përfunduar Osmani.
