“Përse Moska do Metën?”/ Spartak Ngjela rendit arsyet e përfshirjes së Monika Kryemadhit në financimet e dyshimta me rusët

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në “Top Story” arsyet përse ka ndodhur përfshirja e Monika Kryemadhit, ish-drejtuese e LSI-së, në financimet e dyshimta me rusët. Ai u shpreh se Rusia e ka kërkuar Metën dhe bashkëshorten e tij, pasi do të këtë nën kontroll Shqipërinë.

Duke qenë se aktualisht vendi ynë është aleate me SHBA-në, sipas Ngjelës rrjedhimisht Rusia mbetet armiku ynë.

“Rusia është armiku ynë. Unë e kam deklaruar këtu që çadra drejtohej nga rusët. Po flasim që e kemi kundërshtar sepse jemi aleatë me Amerikën. Dihet që kanë konflikt për Ballkanin Perëndimor. Përse Moska e do Metën? E do për Shqipërinë”, u shpreh avokati.

Go to TOP