4 Korriku 2026 shpallet zyrtarisht “Dita e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”
Në ngjarjen “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, shpalli zyrtarisht 4 Korrikun 2026 “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”, duke riafirmuar miqësinë e veçantë dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Në të njëjtën ngjarje, Çelësi i Kryeqytetit iu nda profesorit Daniel Serwer, ndërsa me Hyjneshën në Fron u nderuan Ed Joseph, Besa Pinchotti dhe Mario Marquez, për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ![]()
![]()
![]()
Urime 250-vjetori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës! /Kosova.info/
