Tuchel para sfidës me Meksikën: Lërini fëmijët ta shikojnë ndeshjen

Përfaqësuesja e Anglisë do të luajë në orët e para të së hënës një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kupës së Botës 2026, teksa përballet me Meksikën për një vend në çerekfinale.

Takimi, që zhvillohet në stadiumin “Azteca”, nis në orën 02:00 dhe pritet të jetë një nga duelet më spektakolare të fazës së 1/16 së finales.

Në prag të kësaj përballjeje, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, u ka bërë një apel të pazakontë prindërve dhe tifozëve anglezë.

“Të hënën mos i dërgoni fëmijët në shkollë. Përgatitni një letër për të justifikuar mungesën e tyre dhe lërini ta shikojnë ndeshjen. Kupa e Botës zhvillohet vetëm një herë në katër vjet dhe kjo është një përvojë që ia vlen ta jetojnë. Pas katër ditësh na pret një tjetër ndeshje e rëndësishme dhe kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, veçanërisht të fëmijëve”, deklaroi Tuchel.

Fitorja ndaj Meksikës do t’i siguronte Anglisë një vend mes tetë kombëtareve më të mira të Botërorit, duke e mbajtur gjallë ëndrrën për triumfin në turneun që po zhvillohet në Amerikën e Veriut. 


Go to TOP