Nagelsmann drejt largimit, DFB i kërkon dorëheqjen
E ardhmja e Julian Nagelsmann në krye të përfaqësueses së Gjermanisë raportohet të jetë në dyshim të madh, pas eliminimit të hershëm të “panzerëve” nga Kupa e Botës 2026.
Gjermania u ndal në fazën e 1/16 së finales, pasi u mposht në penallti nga Paraguai, duke mos arritur të përmbushë pritjet në turne.
Sipas raportimeve të gazetarit Florian Plettenberg, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) i ka kërkuar 38-vjeçarit që të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit, përpara se të merret vendimi për shkarkimin e tij.
Raportohet se në rast se Nagelsmann refuzon të largohet me dëshirën e tij, atëherë DFB do ta shkarkojë gjithsesi, megjithëse një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është një nga emrat e përfolur për ta pasuar atë në stolin e Gjermanisë, dhe se ai është i hapur për një rikthim në drejtimin e një ekipi kombëtar.
