Rice nuk dëshiron të luajë në krahun e djathtë ndaj Meksikës

Mesfushori i Anglisë, Declan Rice, ka pranuar se nuk do të dëshironte të luajw si mbrojtës i djathtë në përballjen ndaj Meksikës në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, megjithëse është i gatshëm të sakrifikohet për skuadrën nëse trajneri Thomas Tuchel ia kërkon.

Anglia siguroi kualifikimin mes 16 kombëtareve më të mira pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, falë dy golave të vonshëm të Harry Kane.

Megjithatë, “Tre Luanët” vazhdojnë të kenë probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes. Reece James pritet të mungojë edhe në sfidën ndaj Meksikës për shkak të lëndimit, ndërsa Jarell Quansah gjithashtu nuk është në dispozicion.

Në ndeshjen e fundit, Djed Spence u zëvendësua në minutën e 70-të, me Rice që u zhvendos në pozitën e mbrojtësit të djathtë për minutat e mbetura.

“Ato 12 minuta si mbrojtës i djathtë ishin ndoshta pjesa më e vështirë e ndeshjes për mua. Kam luajtur aty dy ose tri herë këtë sezon me Arsenalin dhe e njoh pozitën. Nuk është roli ku ndihem më i fortë, por do të bëja gjithçka për këtë skuadër dhe për trajnerin. Kur ai ma kërkoi, hyra në fushë dhe dhashë maksimumin. Të shohim çfarë do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme, por shpresoj të mos luaj si mbrojtës i djathtë”, deklaroi Rice.

Kushdo që do ta nisë ndeshjen në atë pozitë, do të ketë një detyrë të vështirë përballë sulmuesit meksikan Julian Quinones, i cili realizoi gol në fitoren 2-0 të Meksikës ndaj Ekuadorit, duke ndihmuar ekipin e tij të sigurojë kualifikimin në çerekfinale. 


Go to TOP