“Pushteti ‘kriminal’ i Kurtit i vërsulet qumështores ‘Vita”, Kajtazi: 25 inspektorë kanë zbarkuar në Istog – po tentohet mbyllja

Gazetari Vehbi Kajtazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin se si pushteti “kriminal” i Albin Kurtit i është vërsulur qumështores “Vita” dhe se, siç ka thënë ai, po bëhen përpjekje për ta mbyllur.

Sipas Kajtazit, Ministria përkatëse ka dërguar 25 inspektorë të AUV-së në objektin e kompanisë, me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e pranimit të qumështit nga 1 korriku 2026 për shkak të mungesës së tregut.

Ai pretendon se aksioni është i motivuar politikisht dhe lidhet me faktin se kompania Vita është në pronësi të familjes Devolli. Kajtazi gjithashtu ka deklaruar se, përveç inspektorëve, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të stafit politik të ministrit Armend Muja. /Kosova.info/

Go to TOP