“3 arka me monedha ari”, nga zbulimi i thesarit tek inskenimi i vdekjes me prifin, Pecorelli rrëfen gjithë ngjarjen

Rreth 9 muaj më parë biznesmeni italian inskenoi vdekjen në malet e Pukës dhe më  pas nisi pushimet në Vlorë, ku dhe prezantohej si një shkrimtar italian.

Së fundmi, ai ka treguar të gjithë rrjedhën e ngjarjes për mediat italiane. Ai ka treguar të gjithë historinë që nga nisja për në Shqipëri, vendimi ekstrem për t’i dhënë fund jetës, për të vazhduar më tej me thesari i gjetur në  Montecristo, 250 kilogram monedha ari.

Pecorelli ka folur edhe për “personazhin” kryesor të kësaj ngjarje që është një prift që sipas tij i ka dhënë shumë ndihmë, por edhe idenë për eshtrat e djegura në makinë.

Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari – thotë ai në TV – shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”, ka thënë ai.

Pavarësisht se ka treguar të gjithë historinë me priftin, biznesmeni italian nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me identitetin e priftit dhe mbi të gjitha ka thënë se nuk do ta tregojë kurrë emrin e tij dhe se do ta marrin me vete në varr pasi ai i ka shpëtuar jetën. Po ashtu, ai ka folur edhe për thesarin me 250 kilogramë monedha ari të pastra, të cilat sipas tij më pas i ka ndarë me priftin.

“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila. Ku gjysmën e tij e kam ndarë me priftin”, ka thënë Pecorelli.

Pekorelloi ka deklaruar se dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Cala (ose Punta) Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste në të tretën, në Cala Maestra, ku ai, u përgjua në bordin e gomoneve nga Policia Pyjore dhe më pas u arrestua.

Në Vlorë ai shoqërohej edhe me disa persona, një ndër ta është edhe Vasil Ruçi legjenda e futbollit Vlonjat.

Ruçi ka treguar se si është njohur me Pecorellin, që inskenoi vrasjen e tij në malet e Pukës.

“Jam shkrimtar italian, po bëj një studim për Kontin e Monte Kristos. Por më pëlqen futbolli dhe kam dëgjuar shumë për ju, për Sokol Kushtën. Jeni të mëdhenj shumë. Do të shkruaj një ditë për ju…”, kështu mësohet që të jetë prezantuar biznesmeni italian rreth 8 muaj më parë. Madje planet e bëra nga Pecorelli me miqtë e rinj që kishte njohur shkonin edhe më tej, takime, futboll së bashku, plazh, dreka dhe një udhëtim drejt Greqisë që nuk u realizua kurrë.

Vasil Ruçi ka treguar për Panoramën se ishte një person shumë i ngjitur dhe nuk iu ndahej, madje ai shkonte kudo me ta dhe nuk paguante kurrë faturat .

“Çudi e madhe, thotë Vasil Ruci për “Panorama Sport”, na u ngjit nga hiçi. Nuk e morëm vesh se nga doli, thjesht rrinte me ne, hante me ne, luante futboll me ne dhe bënte plazh me ne. I çuditshëm për besë…”, thotë legjenda e Flamurtarit dhe qesh me zë të lartë.

Pjesë nga Intervista

Pyetja: Vasil a e njihnit Davide Pekorelin?

Vasil Ruçi: Po ku di unë o të keqen, ai ishte një njeri i çuditshëm. Çfarë të them unë tani?! Kjo botë është e çuditshme, nuk dimë kush hyn dhe kush del dhe kush na afrohet…

Pyetja: Sa kohë kishte në Vlorë ai?

Vasil Ruçi: Po kishte afro 8 muaj në mos gaboj. Nuk ia kam numëruar ditët, por na u ngjit shumë. Shkonim të luanim futboll, ai nga pas. Madje edhe kur hanim ndonjë gjë së bashku, nuk na shqitej. Po nuk ndiheshim sepse ishte edhe gazmor si tip.

Pyetja: I paguanit ju drekat apo ai?

Vasil Ruçi: Jo, mo ç’paguante ai. Unë nuk jam ulur me të shpesh mo jo, por ndonjë miku ynë rrinte më shpesh. Jo, mo ku paguante ai. Madje më thanë që të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rruante” se donte 50 dreka të tjera mbrapsht. Po ne e kuptuam që ishte i tillë…(qesh me zë të lartë).

Sjellim në vëmendje se biznesmeni italian inskenoi vdekjen e tij në Janar të këtij viti në malet e Pukës.

Pas rreth 9 muajsh ai do të zbulohej pas një incidenti me varkë në ishullin e Montecristos, ku rrezikoi mbytjen.
Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

Për të shmangur pagesën e borxheve, hetuesit fillimisht dyshuan se Davide Pecoreli ka inskenuar zhdukjen, duke udhëtuar drejt Shqipërisë dhe më pas duke djegur makinën që kishte marrë me qira në Rinas, por me detajet e reja duket se ai ka pasur një plan tjetër, të kërkonte “thesarin e monedhave” në Medjugorje.

Go to TOP