Ministria e Jashtme: Pacolli po rrezikon njohjen e një shteti

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk mund të japë asnjë detaj për njohjen që pritet t’i vjen Kosovës. MPJ thotë se Pacolli po e rrezikon humbjen e kësaj njohjeje.

Pas Izraelit ka shtete tjera që duan ta njohin Kosovën.

Presidenti i një shteti që dëshiron ta njoh Kosovën sipas Behgjet Pacollit, dëshiron vizitë në Kosovë.

Por ai thotë se pavarësisht se ka njoftuar Albin Kurtin për këtë njohje ende nuk ka ndonjë përgjigje për këtë çështje.

Edhe nga Ministria e Jashtme janë në dijeni se një shtet dëshiron ta njoh Kosovën por se ata thonë që kjo punë bëhet në heshtje.

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti kritikon Pacollin por se sipas tij ky i fundit po rrezikon njohjen nga ky shtet.

“Ne jemi plotësisht në dijeni se për cilin rast flet zoti Pacolli dhe se ne jemi në komunikim me zyrtarët shtetërorë të atij vendi. Thirrja ime për të gjithë qytetarët por edhe zyrtarët shtetërorë që kanë më shumë informacione është që çështje të tilla të ndjeshme të mos i diskutojmë në publik, pasi së pari minojmë besimin mes dy vendeve, e më pas kompromenton edhe vet procesin e njohjes së shtetit. Duhet ta kemi parasysh se diplomacia bëhet në heshtje, jo me tupan”, deklaroi Ahmeti .

Viteve të fundit kanë qenë të pakta vendet që e njohur Kosovën.

Kjo sipas njohësve të politikës ndërkombëtare, ky stagnim i njohjeve lidhet me procesin e dialogut.

“Me ndryshimet gjeopolitike, por edhe me fillimin e procesit të dialogut është stopuar procesi i njohjeve pasi shumica e vendeve presin përfundimin e dialogut”, deklaroi Donika Emini.

Derisa Abit Hoxha thotë se faji për mungesën e njohjeve nuk mund t’iu lihet vetëm ministrave të jashtëm.

“Mendoj se nuk duhet ta fajësojmë vetëm ministrin por vetë sistemi ka stagnuar në njëfarë forme. Ministria e Jashtme ka faj për vonesën e dërgimit të emrave të ambasadorëve të rinj. Partnerët ndërkombëtarë kanë pasur njëfarë amullie për atë se çfarë po ndodh në Kosovë”, deklaroi Abit Hoxha.

Njohja e fundit Kosovës i ka ardhur në shkurt të këtij viti si pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Go to TOP