21-vjeçarja që vdiq në Qendrën Korrektuese në Lipjan e vuante dënimin për këtë vepër penale

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000 është ndarë nga jeta.

E dënuara, në QKF Lipjan është pranuar më 27.04.2021, ka njoftuar SHKK.

Mësohet se e ndjera ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “dhunë në familje”.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, teksa SHKK thotë se që nga fillimi i pranimit të saj deri më 18.06.2021 viktima ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës.

“Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar”, thekson SHKK.

Lidhur me këtë rast nuk dihet nëse ka ndonjë zyrtar të suspenduar.

Go to TOP