2 Ton prezanton këngën e re “Adrenalina”

Rap-artisti shqiptar, 2 Ton, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor të quajtur “Adrenalina”.

Kënga është ritmike dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale, me klip e paraqitje të veçantë të artistit.

Producimi është bërë nga Arlen, kurse për masterizimin u kujdes Don Gima.

Foto: Screenshot/Instagram

Videoja u realizua nga produksioni i njohur nga Prizreni, XL Films.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të reperit 32-vjeçar

I njëjti edhe këtë vit ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunimesh që sollën miliona klikime.

Përveç projekteve, Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka qenë aktiv edhe me koncerte e mbrëmje përreth trojeve shqiptare. 

Go to TOP