Zbulohet se kush është personi që po e shoqëron Loredanën në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme, teksa shpeshherë krijon edhe pyetësor me ndjekësit e saj.

Së fundmi, Loredana ka njoftuar se gjendet në Dubai, kështu duke publikuar fotografi e video me kuzhinierin e njohur, Nusret Gokçe.

Ndërsa, fotografinë me këngëtaren shqiptare e publikoi vetë kuzhinieri në llogarinë e tij personale në “Instagram”.

Por, në fotografi shihet edhe një person tjetër të cilin nuk e ka etiketuar Loredana, mësohet se ai është djali i reperit të njohur gjerman D-Flame, Raheem Heid, i njohur me nofkën “Reezy” i cili është producent e reper mjaft në zë në Gjermani.

Kështu që udhëtimi i këngëtares shqiptare në Dubai mund të jetë për ndonjë projekt të ri muzikor.

Go to TOP