A pranohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën? Përgjigjet presidenti i Kroacisë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjes nëse Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Milanoviq tha se ka bindjen që qeveria aktuale serbe dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duan të qëndrojnë në pushtet dhe nuk e kanë prioritet integrimin.

“Përgjigja është hipotetike dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, edhe kjo është hipotetike. Ka shumë në këtë moment. Kemi shumë pengesa që nuk janë adresuar dhe vlerësimi dhe bindja ime është që qeveria aktuale apo personi që e udhëheq qeverinë serbe, me sa duket nuk e ka prioritet integrimin evropian, por të mbetet në qeveri”, tha Milanoviq.

Ai theksoi se edhe Kroacia, tashmë si anëtare e BE-së, duhet t’i kryejë disa detyra në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Go to TOP