Ushtria e Ukrainës tallet keq me Kadyrovin

Forcat ukrainase po e bëjnë luftën me Rusinë dhe partnerët e saj edhe virtualit. Së fundmi kanë publikuar një video ku tallen me një deklaratë të Kadyrovit.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video të montuar, me fjalët e liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili pretendon se rusët nuk kanë pësuar dëme në front të luftës.  

Mirëpo, në videon e forcave ukrainase, shihen dëmet që Rusia i ka pësuar në territorin e Ukrainës, nga ushtria e kësaj të fundit.

“Asnjë fatalitet, asnjë lëndim. As edhe një grithë”, thuhet në mbishkrimin e videos, i cili shoqërohet me simbole të të qeshurave të mëdha.

https://twitter.com/ArmedForcesUkr/status/1500770918410432517?s=20&t=iGm5_SejGhtg7bH0fCle_w

Ndryshe, lideri çeçen është rreshtuar në krah të presidentit rus, Vladimir Putin. Pasi ushtria ruse hyri në territorin e Ukrainës, Kadyrov tha se edhe ushtria e tij ishin në Ukrainë.

Është raportuar se njerëz të Kadyrovit janë angazhuar për ta vrarë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zenesky.


Go to TOP