U ndalua si mbështetës i Berishës, zbulohet se çfarë ka thënë Stresi në Polici

Personat e arrestuar dhe që rezultojnë si mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, kanë refuzuar faktet se janë përfshirë në protesta të dhunshme para selisë së PD-së më datë 8 janar.

Arkimed Lushaj i pyetur si person nën hetim ka deklaruar se nuk e pranon akuzën pasi ai nuk ka kryer asnjë vepër penale nga ato që policia i ka listuar.

Ai ka marrë pjesë në protestë, por nuk ka kryer asnjë veprim të kundraligjshëm. Ai shprehet se nuk e kupton arsyen e arrestimit në kushtet kur nuk ka kryer asnjë vepër penale e veprim të kundraligjshëm.


Go to TOP