Refuzohet kandidatura presidenciale e djalit të ish-liderit libian Gaddafit, Saif al-Islam

Kandidatura e djalit të liderit të përmbysur libian, Muammar Gaddafi, Saif al-Islam, për zgjedhjet presidenciale në Libi është refuzuar.

Zgjedhjet presidenciale të Libisë janë shpallur për më 24 dhjetor dhe një zyrtar libian i paidentifikuar i tha agjencisë së lajmeve Anatolia se Saif al-Islam u eliminua nga gara zgjedhore sepse ishte dënuar në atë vend.

Gaddafi paraqiti kandidaturën më 14 nëntor në zyrën e Komisionit Suprem Zgjedhor të Libisë në qytetin Sebi, raporton jerusalempost.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj 49-vjeçarit për krime kundër njerëzimit.

Prokuroria ushtarake libiane lëshoi gjithashtu një urdhër për të me akuzën e vrasjes dhe përdorimit të mercenarëve.

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Libisë njoftoi se deri më tani për zgjedhjet presidenciale janë paraqitur 56 kandidatë. 

Go to TOP