Punëtorët e Ferronikelit në gjendje të rëndë ekonomike, të enjten protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e Ferronikelit kanë paralajmëruar një protestë për ditën e enjte, e cila do të zhvillohet para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku është thënë se kërkesë kryesore do të jetë ndërmarrja e veprimeve konkrete nga ana e Qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë.

Tutje u theksua se këta punëtorë po vuajnë pasojë të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.

“Pesë muaj pas ndërprerjes së prodhimit në fabrikë, qeveria në vazhdimësi ka neglizhuar kërkesat tona të natyrës urgjente, përkundër thirrjeve e lutjeve për ndihmë dhe dy protestave paqësore me numër të lartë pjesëmarrësish.”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Ferronikelit.

“Sot, “NewCo Ferronikeli” mbetet kompania e vetme në Kosovë, e pambrojtur nga tarifat e vendosura të energjisë dhe e ekspozuar hapur ndaj krizës, ndryshe nga secila kompani apo biznes tjetër në vendin tonë, që mbrohet nga tarifat dhe subvencionohet nga shteti për ta përballuar këtë situatë. Konsiderojmë që kjo është një padrejtësi dhe diskriminim i pashembullt ndaj punëtorëve të kompanisë.”, thuhet tutje.

Go to TOP