Përkrahja e SHBA-së për FSK-në, detaje për bisedën e gjenerallejtënant Jasharit me komandantin amerikan për Evropë

Gjeneralmajor Charles Miller, Drejtor i Planeve dhe Strategjive në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane ka biseduar me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

Në bisedën e tyre është diskutuar përkrahja e SHBA-së për FSK-në si dhe për planin trazicional të saj drejt ushtrisë.

“Diskutim produktiv mes Gjeneralmajor Charles Miller dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për ambientin e sigurisë në Evropë dhe se si SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë FSK-së teksa vazhdon të bëjë progres të theksuar në planin e saj 10 vjeçar tranzicional. Qëllimi i këtij plani të mbështetur nga SHBA-ja është të ndërtojë një forcë mbrojtëse territoriale shumë-etnike të ndërveprueshme nga NATO, nën kontrollin civil, e cila jo vetëm që është e aftë të mbrojë integritetin territorial të Kosovës, por kontribuon në përpjekjet globale të sigurisë përtej kufijve të saj”, thuhet në postimin e ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Go to TOP