Pas 13 viteve kaloi edhe në lexim te dytë Ligji për Tregti të Naftës

Pas 13 vjet pritjesh, më në fund ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Tregti me Naftë edhe në leximin e dytë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për këtë ligj që kishte 13 vjet që po sillej në sirtar të Ministrisë së Tregtisë, ku një vitë më parë kishte kaluar në leximin e parë.

Draftimin e ligjit e kanë bërë Shoqata e Naftarëve së bashku me MTI-në, ka njoftuar kryetari i Shoqatës së Naftarëve Fadil Beriani.

Beriani gjithashtu ka falënderuar deputetët që e votuan kalimin e ligjit edhe ne leximin e sytë.

“Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e votuan Ligjin e Naftës sot edhe ne leximin e dytë, ku ky lijg nuk kaloi që një dekad. Përgëzoj për punën e bërë ministren Hajdari dhe Qeverin e Kosovës, ka thënë Beriani për Kosova.info.


Go to TOP