Osmani pas takimit Osmani pas takimit me të dërguarin Peach: Britania e Madhe ndër aleatët kryesor të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar sot me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.

Osmani ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Prandaj sa më i madh roli i këtij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë”, shkruan Osmani në Facebook.

Ndryshe, më 2 dhjetor 2021 Mbretëria e Bashkuar ka emëruar Stuart Peach të dërguar për Ballkanin Perëndimor.

Në fillim të javës së kaluar për vizitë në Kosovë, ishin edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar dhe i BE-së, Miroslav Lajçak.

Go to TOP