Në luftë me flakët në fabrikën e peshkut në Lezhë, zjarrfikësi bllokohet nga tymi, niset me urgjencë në spital, policia zbardh çfarë po ndodh

Një punonjës i zjarrfikëses është ndjerë keq gjatë betejës me flakët në fabrikën e peshkut në Lezhë.

Ai për disa momente e ka lëshuar veten dhe është ulur në tokë. Më pas është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Situata në fabrikë ka qenë shumë e vështirë për shkak të flakëve të mëdha dhe të shtëllungave të tymit që kanë pushtuar fabrikën dhe zonën  përreth.

NJOFTIMI

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.


Go to TOP