Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e enjte në qytetin e Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë disa herë, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:05.

“Raportohet se persona të pa njohur nga vetura kanë shtënë disa herë dhe më pas janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Go to TOP