Në lidhje dashurie me biznesmenin e njohur shqiptar? Reagon Selena Gomez

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez është përfolur së fundmi për një lidhje dashurie me biznesmenin shqiptar, Zen Matoshin. Dyshja u panë bashkë në një koncert të Dua Lipës dhe kaq mjaftoi për të lindur aludimet.

Ditën e sotme Selena ka reaguar për herë të parë, duke treguar se është beqare. Ajo ka publikuar një video në “TikTok”, në të cilën sikronizon buzët me audion virale të King Nas.

Një burrë thotë disa komplimente për të bindur një grua që t’i japë një shans, ndërsa kjo e fundit nuk është e interesuar.

“Ndoshta kjo është arsyeja që jam beqare. Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar”, ka shkruar Selena.

Go to TOP