Mundësi për reshje bore, ky është parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava me mot të ndryshueshëm, vranësira e shi, si dhe intervale me diell.  Të dielën më ftohtë, viseve kodrinoro-malore mundësi edhe për borë.

Sipas Prishtina Weather në reshurat e shiut që po bien gjatë ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe ditëve të fundjavës me karakter lokal, nën kushte të motit të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.  Ditën e shtunë reshjet edhe mund të shoqërohen me bubullima.  Ditën e diel, do mbajë më i ftohtë, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes viseve kodrinoro-malore paraqiten kushte edhe për të reshura bore, apo të përziera shiu dhe bore.

Në fillim të javës mbeten ende mundësi për reshje lokale shiu, me më shumë vranësira ditën e hënë, e intervale më të gjata me diell ditën e mërkurë.

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme shënon përmirësim, me indeks që paraqitet kryesisht në vlera të pranueshme.

2.04 – Vranësira, erë dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima. 

3.04 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell.   Herë-herë me reshje lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe të reshura bore.

4.04 – Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, me gjasë orëve të pasdites.

5.04 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

6.04 – Kryesisht me diell.  Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje.  Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën.

Ditën e shtunë erërat do të jenë mjaft të fuqishme me hove edhe deri në 20m/s, me drejtim nga jugperëndimi, e ditën e diel fillojnë të qetësohen e frynë edhe nga verilindja.

Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme në rritje.

Go to TOP