Kurti: Turqia mbetet partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. 

Kryeministri Kurti i shprehu falënderim ambasadorit Angili, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike. 

“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes si dhe të ekonomisë e tregtisë”, u shpreh kryeministri Kurti. 

Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Angili suksese në angazhimet e reja dhe shtoi se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP