Kryetari i bordit të ZRrE-së tregon se kur pritet të merret vendimi për tarifat e reja të rrymës

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka thënë se është diferencë e madhe në parashikimet e bëra në raportin konsultativ ku propozohej shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Fejzullahu në një konferencë për medie, ka theksuar se gjatë mbledhjes së ardhshme do të miratohen tarifat e reja.

“Për sa i përket raporteve, sot do t’i publikojmë. Ndryshimi esencial është se ne kemi marr për bazë edhe kostot aktuale të muajit janar. Në vlerësimin e para ka qenë parashikim për muajin janar. Kemi diferencë të madhe në atë që kemi parashikuar dhe në atë të realizuara, ku në realitet kostot e muajit janar kanë qenë më të mëdha”, tha Fejzullahu.

“Gjatë mbledhjes së ardhshme do të diskutohen, realisht do të miratohen tarifat edhe për furnizuesit edhe për OSSH-në dhe për OST-në”, shton ai.

Ditë më parë, ZRRE në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600kËh energji elektrike në muaj.

Go to TOP