Kurti uron kryeministren e Finlandës për Ditën e Pavarësisë: Mund të mësojnë shumë nga njëri-tjetri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar kryeministres finlandeze, Sanna Marin, Ditën e Pavarësisë së Finlandës.

Kurti ka thënë në urimin e tij se ne kemi shumë të përbashkëta e njëra ndër to është lufta e gjatë për vetëvendosje.

“Urime për Sanna Marin dhe popullit të Finlandës për Ditën e Pavarësisë së tyre. Ndërsa ndajmë një luftë të gjatë të përbashkët për vetëvendosje dhe përballemi me vështirësi të ngjashme brenda rajoneve tona, ne mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri.”, thotë Kurti në statusin e tij në Twitter të cilën e ka përfunduar me një urim në gjuhën finlandeze.

Finlanda feston pavarësinë nga Rusia të cilën e kishte arritur më 6 dhjetor të vitit 1917.

Go to TOP