Kurti reagon për mbylljen e depove: Do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për mbylljen e dy depove të supermarketeve pas abuzimeve me çmime.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në këto depo është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.

Kurti ka thënë se 3.49 euro për një litër vaj është rritje artificiale dhe e njëjta është zhvatje që sipas tij nuk do të lejohet.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mbyllen dy depo

Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.

3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës. 

Go to TOP