SHBA-ja nuk do të dërgojë sisteme anti-raketore “Patriot” në Ukrainë

Pentagoni mbajti sot një tjetër konferencë për pushtimin rus të Ukrainës, ku nuk kishte shumë gazetarë.

Por, gazetari i Foreign Policy, Jack Detsch ka zbuluar disa prej detajeve të konferencës së mbajtur gjatë ditës së sotme.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë sisteme antiraketë “Patriot”, duke shpjeguar se një veprim i tillë do të detyronte Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Gjithashtu në takim u tha se çdo ditë të agresionit, rusët lëshuan sot mbi 50 raketa në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara vlerësuan se Rusia nuk e ka përmirësuar koordinimin ushtarak të saj tokë-ajër as dy javë që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu arrijnë në përfundimin se nuk ka pasur sulme të mëdha në perëndim të Ukrainës.

Go to TOP