Kurti në mbledhjen e qeverisë lavdohet për menaxhimin e pandemisë

Kryeministri Albin Kurti përpara kabinetit qeveritar ka folur për punët e bëra përgjatë këtij viti.

AI është krenuar me mënyrën e menaxhimit të pandemisë, e sipas për nëntë muaj janë vaksinuar 60% e popullatës.

Kur foli për rritjen ekonomike, Kurti tha se do të ketë rritje prej 9.9% në fund të këtij viti dhe se gjatë kësaj periudhe janë punësuar mbi 10 mijë persona.

“Sot kemi 1 milion e 650 mijë doza të administruara të vaksinës. Edhe pse filluam të fundit Kosova është prijëse në rajon me shkallën e vaksinimit”.

“Sot kemi situatë të qetë me Covid-19. Numri i vdekjeve është më i ulët. Reagimi i shpejt dhe me kohë ndaj situatës na ka mundësuar të mbajmë hapur ekonominë. Mërgata jonë ka filluar rrugëtimin dhe i urojmë mirëseardhje”.

“Përkundër pandemisë ka qenë vit i suksesshëm. Ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit. Rritje ekonomike mbi 12%. Presim ta mbyllin vitin 2021 me 9.9%. Investimet e huaja direkt janë 9 milionë euro. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”.

Go to TOP