Kurti me VV’në e Prishtinës hapin zgjedhjet e brendshme në kafiteri

Dega e VV’së në Prishtinë hapi zgjedhjet e brendshme në një koktej ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti doli një kaifiteri të Prishtinës së bashku me anëtarë të partisë. Pikërisht në këtë kafene ata shënuan hapjen e zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Aty u pa edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia. Në koktejin e organizuar nuk mungoi as deputetja Adriana Matoshi.

Njoftimin e dha VV nëpërmjet faqes në Facebook.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, mbrëmë ka organizuar një koktej me anëtarë e aktivistë për të shënuar hapjen e procesit më të rëndësishëm për demokracinë e organizatës sonë, zgjedhjeve të brendshme”.

“Ky proces dinamik për organizatën është garanca e ruajtjes së vitalitetit organizativ në kohën kur radhët tona janë shtuar shumë. Si Qendër e theksuam edhe njëherë rëndësinë e përfshirjes të të gjithë anëtarëve në këtë proces sepse vetëm nëpërmjet gares përmbajtësore merr kuptim procesi zgjedhor”.

Vitin e kaluar ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili kandidoi për të parin e Prishtinës nga VV, u mposht nga Përparim Rama i LDK’së.

Go to TOP