Kurti: Kuka dhe Krasniqi i sollën më shumë lavdi vendit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin që u zgjodhën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Xhudos si trajneri më i mirë dhe atletja më e mirë për vitin 2021.

Kurti thotë se është gëzuar shumë kur pa ekipin tonë të xhudos që po i sjellë shumë lavdi vendit.

“Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos. Urime Driton Kukës për fitimin e çmimit të arritjeve të trajnerit 2021, dhe Distria Krasniqit që u shpall xhudistja e vitit. I gëzuar kur pashë ekipin tonë t’i sjellë më shumë lavdi vendit. Të gjithë e festojmë suksesin tuaj”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP