Rama për Berishën dhe Bashën: S’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se ai nuk ka lidhje me “dy kufoma politike”, duke iu referuar Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre”.

“Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, ka shkruar Rama.

Go to TOP