Grabitja e 3 mijë eurove në një lokal në Pejë, arrestohet edhe i dyshuari i pestë

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar katër persona të dyshimtë për grabitje nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë).

Ndërsa sot Policia e Pejës ka bërë të ditur se është arritur të arrestohet edhe i dyshuari i pestë për veprën penale “Grabitje”.

“Pas vazhdimit të hetimeve intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në orët e vona të datës 07.03.2022, kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin e pestë (5) për veprën penale “ Grabitje”.”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është theksuar se pas konsultimit me prokurorin kompetente, ndaj të dyshuarit (i mitur) është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh.

Ndryshe nga në këtë rast të grabitjes janë arritur të grabiten 3 mijë euro nga një lokal.


Go to TOP