Fero ironizon me deklaratën e kryeministrit Kurti se në shtëpi po ngrohet me batanije: Do të ndez një zjarr në dhomë për t’i ndihmuar institucionet

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se në shtëpi po ngrohet me batanije ka bërë bujë të madhe.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjet e po ashtu edhe nga fytyrat publike.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi nga Gjilani, Fero, derisa ironizon me fjalinë e Kurtit.

Fero (Foto: Instagram)

Ndonëse momentalisht ndodhet jashtë trojeve shqiptare, ai theksoi se kur të rikthehet në Kosovë do ta ndez një zjarr në dhomë për t’i ndihmuar institucionet.

“Unë tani kur të shkoj në Kosovë do ta ndez një zjarr në dhomë t’i ndihmojnë institucionet”, ka thënë ai.

Deklarata e kryeministrit ka pasuar meqë vendi unë momentalisht është duke u përballur me krizë energjetike.

Gjatë konferencës, Kurti ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU. 

Go to TOP