Fadil Hadergjonaj ‘Bjeshka’ zyrtarisht kandidat për deputet nga LDK
Fadil Hadergjonaj, i njohur si “Bjeshka,” është zyrtarisht i nominuar si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Hadergjonaj, një figurë e njohur për përkushtimin ndaj vendit, deklaroi se shërbimi për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj ka qenë dhe do të mbetet detyrë e tij kryesore.
“Unë jam ushtar i vendit tim. Me përkrahjen tuaj, unë do të përmbush detyrën,” tha Hadergjonaj duke ftuar qytetarët që ta mbështesin në këtë garë elektorale.
Nomimi i tij shihet si një hap strategjik i LDK-së për të forcuar përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. /Kosova.info/
