Donart Lubishtani nënshkruan kontratë tre vjeçare me Inter U19

Donart Lubishtani ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me sektorin e të rinjve të Interit.

Lubishtani në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Chievos dhe gjithashtu luan për Kosovën U19.

Nga ky sezon do të jetë pjesë e skuadrës së Interit U19, nga trajneri Cristian Chivu.

Lubishtani mbërriti në Itali në verën e kaluar, ku luajti 15 ndeshje në kampionatin Primavera 2.

Go to TOP