Dështon përpjekja e 27-të për konstituivin e Kuvendit

Për herë të 27-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 99 deputetë, pro 50 votuan deputetë, kundër dhe abstenime nuk pati.

Seanca mbahet me 07 qershor nga ora 11:00.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 27-ën herë për të provuar konstituimin e këtij institucioni.

Kadrijaj e quan të padrejtë situatën aktuale.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj e ka quajtur të padrejtë situatën aktuale. “ Nuk është e drejt kjo që po ndodhë, ky bllokim i seancës që po bëhet nga Kurti e partia e tij, është dashur të sigurojë shumicën e thjeshtë. Njëkohësisht po ndodhin shumë ngjarje, shtrenjtimi i energjisë elektrike, nuk po mundemi ta mbikëqyrim punën e qeverisë po e shihet si ka lulëzuar korrupsioni e ne nuk e kei mundësinë e monitorimit të dikastereve të ministrive që padrejtësisht po e mbajnë sepse Kurti e ish kabineti i tij paradite janë në kuvend e pasdite kthehen në qeveri. Kërkesat e qytetarëve për zhbllokim janë të drejta. Ne po presim në momentin që e kemi dorëzuar kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë me prioritet e duke i parë rrethanat.

Haziri: Nuk jemi mekanizëm votues

 Deputeti i Lidhjes demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri derisa po hynte në Kuvendin e Kosovës tha se ata nuk janë mekanizëm votues që duhet të votojnë në Kuvend kush çka propozon. Ai tha se janë përfaqësues të njerëzve që besojnë në Republikë dhe në asnjë mënyrë siç tha ai të trafikojnë vota.

“Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje politike, u takon atyre. Përderisa po e trajtojnë procedurale, proceduralisht nuk zgjidhet problemi, sepse një pjesë e saj është në Gjykatë Kushtetuese. Mund të kemi shumë shpejt vendim për këtë pjesë. Kryeministri në detyrë nuk duhet 24 orë 7 ditë të javës të ndalet deri të arrijë një marrëveshje dhe t’i bindë deputetët të votojnë. Ne nuk jemi mekanizëm vote që duhet të vijmë këtu të votojmë kush çka propozon. Ne jemi përfaqësues të njerëzve që besojnë në këtë Republikë dhe roli ynë që të avancojmë këtë Republikë, por në asnjë mënyrë të trafikojmë vota, në asnjë mënyrë me shantazh edhe me forma të tjera. Ne votojmë sipas besimit”, tha Haziri para gazetarëve teksa po hynte në Kuvendin e Kosovës në tentimin e 27 me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Izmaku: Presim që ditëve në vijim të ketë zgjidhje

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar që pret të gjendet një zgjidhje për kapërcimin e ngërçit politik. Ajo ka deklaruar para mediave që kreu i Nismës, Fatmir Limaj, s’ka pasur takime të tjera me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Janë takime publike…Pres që të ketë një zgjidhje, po presim në ditët në vijim. Ne jemi aty…Nuk mund ta paragjykoj pasi është propozim i një partie, por besoj që s’ka qenë e ndërtuar si ide. Duket se është e pamundur. Ne kemi probleme të tjera aktuale”, ka thënë Izmaku.


Go to TOP