Çmimet e gazit në nivelin më të lartë gjatë dy muajve të fundit në Evropë

Çmimet e gazit natyral në Evropë arritën në 102.9 euro për megavat-orë duke arritur në nivelin më të lartë në gati dy muajve të fundit.

Ky nivel i çmimeve u rrit me 7.5 për qind dhe në këtë mënyrë çmimi i TTF për megavat-orë arriti në 102.9 euro duke shënuar nivelin më të lartë për këtë periudhë.

Në këtë rritje ka qenë furnizimi i pamjaftueshëm në periudhën e dimrit kur konsumi i gazit natyror rritet me shpejtësi, norma e ulët në kapacitetin e mbushur në depozitat e gazit natyror dhe ndërprerja e prodhimit në fushën e gazit Troll në Norvegji.

Lehtësimi i masave të marra kundër pandemisë COVID-19 dhe pamundësia për të plotësuar kërkesën për gaz natyror në rritje lidhur me kushtet e motit shkaktuan që çmimet në Evropë të rriten në nivel rekord.

Go to TOP