Bajram Gecaj tregon si e refuzuan takimin me Radojçiqin
Bashkëpunëtori i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka treguar se si e kanë refuzuar takimin me Radojçiqin.
Ai tregon se në vitin 2016 i ishte sugjeruar të takohen me Millan Radojq, për të cilin na ishte thënë se ishte “alfa dhe omega” e komunitetit serb në Kosovë, por e kishin refuzuar.
Postimi i plotë:
“SHBA godet krimin e organizuar në Veri të Kosovës – i fut në listë Veselinoviqin e Radojqiqin me bashkëpuëntorë.”
Na ishte sugjeruar në vitin 2016 të takohemi me Millan Radojq, për të cilin na ishte thënë se ishte “alfa dhe omega” e komunitetit serb në Kosovë – ne kishim refuzuar kategorikisht, por tjerët e kishin takuar!