Arbana Osmani tregon se kush do ta zëvendësoj Arbër Hajdarin sezonin tjetër

Opinionisti i reality-show më të ndjekur për momentin në Shqipëri – “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, sot ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të.

Me rastin e ditëlindjes së tij, moderatorja Arbana Osmani ka publikuar fotografi me Arbërin teksa ka treguar se edhe kush do ta zëvendësoj atë sezonin e ardhshëm.

Në fotografinë e fundit, ajo ka postuar një video ku në panel ndodhen Arbëri, Sara dhe Edi, e që sipas Arbanës regjisori do të jetë opinionist.

“Gëzuar ditëlindjen Arbër Hajdari, ke qenë super opinionist por mëso kush do të të zëvëndesojë vitin tjetër”, shkruan Arbana teksa në video fokuson Edin.

Go to TOP