Publikohet animacioni 3D – si e vrau Alec Baldwin aksidentalisht kinematografen gjatë xhirimeve të filmit “Rust”

Familja e Halyna Hutchins, kinematografes që u qëllua për vdekje nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’, ka rikrijuar momentin e goditjes fatale në një video 10-minutëshe të realizuar në animacion 3D, e cila pasqyron mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas avokatëve, “sjellja e pamatur dhe ulja e kostove për realizimin e filmit” shkaktuan aksidentin fatal të kinematografes më 21 tetor 2021, shkruan Marca.

“Z.Baldwin ishte personi që mbante armën…po të mos kishte qëlluar, ajo nuk do të vritej”, tha avokati i familjes të së ndjerës në një konferencë shtypi.

“Ka shumë njerëz fajtorë, por zoti Baldwin ishte personi që mbante armën… nëse ai nuk do të kishte qëlluar, ajo nuk do të kishte vdekur”, tha avokati Brian Panish.

Videoja 3D tregon se si Alec Baldwin përdor një plumb të vërtetë dhe jo një municion fals dhe sesi gjuajtja e tij me një revole godet kinematografen Halyna Hutchins në gjoks.

Pamje nga xhirimet e filmit “Rust” (Foto: Jae C. Hong/Associated Press)

Disa orë pasi djali dhe burri i Halyna Hutchins ngritën padi kundër Alec Baldwinit në New Mexico, aktori postoi mesazhin “gjithçka do të jetë mirë” në Instagram.

Go to TOP