Ambasadori i ri i Kosovës dorëzon letrat kredenciale te presidenti i Gjermanisë

Faruk Ajeti është ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani.

Ajeti sot ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ai është shprehur se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, ka shkruar ai në Twitter.

Para Ajetit ambasadorë në Gjermani ishte Beqë Cufaj.

Go to TOP