Aleati i Putinit, Dodik kërkoi që Bosnja të jetë neturale ndaj agresionit rus, e kundërshtojnë Komshiq e Xhaferoviq

Aleati i Putinit në Ballkan, Milorad Dodik, ka lëshuar mbledhjen e presidencës boshnjake, pasi dy anëtarët tjerë të presidencës, s’e miratuan kërkesën e tij që Bosja të deklarohet neutrale ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Anëtarët boshnjakë dhe kroatë s’kanë dashur që ta diskutojnë sërish pozicionin e Bosnjës për situatën në Ukrainë pasi Dodik këroi që Bosnja e Hercegovina të mbetet neutrale ndaj pushtimit të Rusisë mbi Ukrainën, shkruan Klix.ba.

“Në fillim të seancës së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe marrjen e qëndrimit të Presidencës së BeH-së lidhur me situatën në Ukrainë”, shkruan mediumi boshnjak e siç kanë mësuar ata Dodik ka kërkuar që Bosnja të marrë pozicion neutral.

Go to TOP