“Ai është njëri nga njerëzit më të mirë”, Milaim Zeka zbulon emrin e konkurrentit që ai mbështet në ‘Big Brother VIP’ (FOTO)

Fenomenit të ‘Big Brother VIP’ nuk i ka shpëtuar as gazetari Milaim Zeka.  Nisur nga sulmet që bëhen ndaj balerinit Ilir Shaqiri, i cili është pjesë e ‘Big Brother VIP’, se ai nuk ka simpati për Kosovën, Milaim Zeka shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se në të vërtetë është krejt e kundërta.

Përmes këtij postimi, Zeka zbulon njëherazi se në këtë edicion të ‘Big Brother VIP’ bën tifo për Ilirin.

“Ilir Shaqiri, eshte njeri nga njerezit me te mire, dhe me te njerezishem qe kam takuar. Tani ai eshte personazhi I Bigbradher, dhe shpesh eshte sulmuar se gjoja nuk ka simpati per Kosoven, dhe kosovaret. Eshte krejte e kunderta.

Pas publikimit te fotove te Mihrije Brahes, radha eshte me Ilir Shaqirin”, shkruan Milaim Zeka.

Go to TOP