AAK për Qeverinë Kurti: Fjalë të bukura, zhurmë si me tupan e punë kërkah hiç – paga minimale duhet të rritet në 400 euro

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria duhet t’i lërë bisedat në tryeza dhe të merr vendim për rritjen e pagës minimale.

Ai ka thënë se për AAK-në dhe grupin parlamentar është një breng e madhe mosreflektimi i qeverisë me temat që lidhen me mirëqenien e qytetarit apo thënë më troç me fukarallëkun që është problemi kryesor.

“Përderisa nocioni luftë ekonomike po trajtohet gjithandej botës, në Kosovë qeveria që ka shumicën absolute e trajton problemin ekonomik dhe aspektin e varfërisë me prioritet zero. Ngritja e pagës minimale duhet të kalojë prej diskutimeve në tryeza në vendim të Qeverisë. Kërkesa jonë ka qenë që paga minimale të jetë 400 euro, nëse një punëtor ka pasur rrogën 270 euro sot vlera e asaj rroge është 170 euro, kaq ka ndodh inflacioni. Gjithashtu edhe kërkesa tjetër ka qenë Ligji i Pagave. Silleni ligjin për paga, dy masa që menjëherë lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe pastaj merrni vendime tjera të tipit të trustit të cilin në e kemi mbështetur”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për një vit qeverisje, duke thënë se ka pasur më shumë zhurmë e më pak fjalë.

“Një vit qeverisje është – fjalë të bukura, zhurmë si me tupan, punë kërkah hiç. Për fjalë kush nuk ua kalon, për punë, faleminderit”, tha Tahiri. 

Go to TOP