Abdixhiku: Vizita në ekspozitën për fëmijët e zhdukur – një kujtim i dhimbshëm i tragjedisë së Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shprehu emocionet e tij pas vizitës në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Ai e cilësoi këtë vizitë si një nga më të vështirat, duke reflektuar mbi emrat e 1024 fëmijëve të vrarë dhe 109 të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Si dy prindër, si dy qytetarë të Republikës, mes emrave dhe fotografive të fëmijëve, njeriu gjen kujtimet e tragjedisë sonë kolektive,” tha Abdixhiku, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Albina.

Ai vuri theksin në rëndësinë e institucionalizimit të kësaj ekspozite, që tashmë është bërë e përhershme, si një dëshmi prekëse për mos harresë dhe drejtësi për viktimat e luftës. /Kosova.info/

Go to TOP