100 euro shtesë, largim të përkohshëm të akcizës për derivate, paga minimale – Sugjerimet emergjente të AAK-së për Qeverinë e Kosovës

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajutur një konferencë për media e ku Besnik Tahiri ka folur për ngritjen e çmimeve në Kosovë dhe mosveprimin e qeverisë së Kosovës karshi këtyre çmimeve.

Sipas tij situata është e jashtëzakonshme, përderisa Qeveria këtë gjendje po e trajton sikur të jetë e zakonshme.

Në emër të AAK, ai i ka propozuar  Qeverisë së Kosovës pesë pika e që do të ndikon në lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në këtë kohë.

Këto janë pesë propozimet emergjente të AAK-së:

1 Kërkojmë që derisa të aprovohet ligji i pagave secilit zyrtar publik me vendim të qeverisë t`i ndahen nga 100 euro shtesë .
2 Largimin e akcizës, përkohësisht për derivate
3 Kërkojmë që të ketë subvencionime shtesë nga Ministria e Bujqësisë për ata që sigurojnë grurin e miellin, përmes riorganizimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë
4 Të rritet paga minimale në Kosovë, vendim për pagën menjëherë
5Tashmë këtë e kemi në procedurë për Kushtetuese, tarifat e reja të energjisë, të ketë veprime urgjente.

Go to TOP