100 asistentë do të angazhohen për fëmijë me nevoja të veçanta

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se që nga muaji janar i vitit të 2022 drejtoritë Komunale të Arsimit mund të shpallin konkursin për angazhimin e njëqind asistenteve për fëmijët me nevoja të veçanta. Njohës të fushës se arsimit po vlerësojnë së angazhimi i asistenteve është i domosdoshëm dhe iniciative e rëndësishme që duhet të përkrahet nga të gjithë.

Në shkollat e vendit fëmijët me nevoja të veçanta, mësimdhënësit dhe prindërit e tyre ende po vazhdojnë të përballen me mungesën e asistenteve për punën me fëmijët me nevoja të veçanta.

Udhëheqësja e Divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në Ministrinë e Arsimit, Lulavere Behluli, në një përgjigje për Radio Kosovën ka bërë të ditur se pas votimit të buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendi i Kosovës, drejtoritë Komunale të Arsimit mund ti hapin konkurset për pranimin e njëqind asistenteve.

“Punësimi i asistenteve planifikohet të behet me buxhet të vitit 2022. Ne i kemi përgatitë informacionet për drejtoritë komunale të arsimit rreth konkursit. Nga janari i vitit 2022 komunat mund të shpallin konkurset për pranimin e asistenteve për fëmijët me nevoja të veçanta.” 

E, njohësi i çështjeve të arsimit Rinor Qehaja nga Instituti “Edguard” i tha Radio Kosovës së angazhimi i asistenteve është i domosdoshëm dhe duhet të përkrahet nga të gjitha institucionet.

“Numri i asistenteve duhet të jetë në proporcion më numrin e nxënësve me nevoja te veçanta. Angazhimi i asistenteve është iniciative e rëndësishme që duhet të përkrahet me zhvillim të vazhdueshme profesional të po të njëjtëve.”

Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur që angazhimi i asistenteve për fëmijët me nevoja të veçanta do të vazhdoj edhe për tri vite të tjera. 

Mungesa e shërbimeve për nxënësit me nevoja të veçanta dhe mungesa e asistenteve në shkollat publike ka sjell shumë vështirësi dhe ngecje në nxënie për fëmijët me nevoja të veçanta. Numri i vogël i asistentëve që punojnë aktualisht nëpër disa shkolla, paguhen nga prindërit dhe ndihmohen nga shkollat të cilat përkrahen nga organizata të ndryshme.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP